Gara brenda familjes në PD për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike ka prodhuar incidentin e parë.
Deputeti aktual demokrat, Bedri Hoxha, është goditur nga një simpatizant i PD-së pak para fillimit të takimit të thirrur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në Burrel
Në takimin e thirrur në Pallatin e Kulturës në Burrel, Basha do të paraqiste projektin e tij për ta kthyer PD-në në një forcë fituese. Sipas deputetit Hoxha ka qenë shtetasi Demir Çupi që e ka qëlluar përpara takimit dhe ai më pas ka ndjekur rrugën ligjore për të sqaruar ngjarjen.
“Ishim para pallatit të Kulturës 10 minuta para takimit ku do zhvillohej gara mes Bashës dhe Selamit, e cila veç garë nuk mund të quhet. Unë po bisedoja, dhe më vjen nga mbrapa një person me emrin Demir Cupi që më qëllon”, tha deputeti.
Bedri Hoxha nga shtatori nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë për shkak se Basha nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputetë dhe ishte një nga firmëtarët për largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së.
Deputeti Bedri Hoxha është i bindur se është goditur për shkak të detyrës, pasi sipas tij nuk ka asnjë konflikt me personin në fjalë. Hoxha shpreh keqardhje që ngjarja ka ndodhur në një kohë ku zhvillohen zgjedhjet për kreun e PD-së dhe deklaron se ka persona që i xhelozon fuqia elektorale që ai ka.
“Njerëzit në parti i verbojnë rezultatet e mia elektorale në të gjitha zgjedhjet kur unë kam qenë në garë që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2013. Nuk kam humbur asnjëherë. Personalisht nuk kam asnjë lloj qefmbetjeje që nuk jam kandiduar, por ky lloj qëndrimi në këtë kohë kur po zhvillohet edhe gara brenda partisë nuk arrij ta kuptoj çfarë prapavije ka”, sqaron Hoxha.
Deputeti demokrat konfirmon se ka pasur në orët e mbrëmjes një bisedë telefonike me Bashën dhe pohon se personin i cili e ka goditur vite më parë e ka vendosur edhe drejtor burgu.
“Basha më ka telefonuar rreth orës 20:00, mbase nga reagimet që ka parë në media. Nuk e kuptoj atë ngjarje. Nuk e kuptoj as se si është lënë i lirë ai person kur ngjarja ka ndodhur në sy të rreth 20 personave. Unë kisha një ftesë sepse jam anëtar i kryesisë së degës dhe shkova për të dëgjuar platformat e kandidatëve. Me personin në fjalë kam mbi 4 vite që nuk kam asnjë lloj komunikimi pavar- ësisht se vite më parë e kam emëruar edhe si drejtor burgu”, deklaron Hoxha./Panorama
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...