Google ADS

Moti sot në Maqedoni

08:15 | 10 Korrik 2017
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë jugore dhe re të pakta. Pasdite, në vendet malore do të ketë kushte për të reshura lokale shiu dhe vetëtima.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 11°C në 21°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 31°C e deri më 39°C.

Në Shkup e rrethinë moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të krijohen kushte për erë të lehtë dhe do të ketë re të pakta. Temperatura do të lëvizë nga 19°C e deri më 38°C.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme