Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, do të lansojë sot projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Gjashtë zyrtarë policorë të Kosovës, dy prokurorë specialë dhe dy hetues të Agjencisë së Kosovës Kundër Korrupsionit do të përbëjnë grupin kyç të ekspertëve që do të merr pjesë në aktivitetet e parapara në projekt, duke përfshirë diskutime në tryeza të rrumbullakëta, seminare, një trajnim të avancuar për hetimet e krimeve financiare, një vizitë studimore në Policinë e Italisë në Romë, si dhe një konferencë për luftimin e korrupsionit që do të mbahet në Prishtinë.
Aktivitetet e projektit janë strukturuar në atë mënyrë që pjesëmarrësve tu ofrojnë informata të thella lidhur me qasjen e kërkuar me Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale dhe aktet e tjera ligjore në lidhje me sjelljen e policisë dhe prokurorëve në zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale në fushën e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe praktikat më të mira në luftimin e tij.
Krahas anëtarëve të grupit bërthamë, aktivitetet e projektit gjithashtu do të vijohen nga ekspertë, përfaqësues të Njësisë së Inteligjencës Financiare, Administratës Tatimore, Inspektoratit të Policisë, Organit Shqyrtues të Prokurimit, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Doganave të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Ambasadorja e Gjermanisë, H.E. Angelika Viets, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, Prokurori Special, Sylë Hoxha, si dhe Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, do t’ju drejtohen pjesëmarrësve në këtë ceremoni të lansimit.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...