Një nga figurat kyçe të opozitës në Venezuelë, Leopoldo Lopez është dërguar në arrest shtëpie pas tre vitesh të kaluara në burg.
“Leopoldo Lopez ndodhet në shtëpinë e tij në Karakas me bashkëshorten Lilian dhe fëmijët e tij”, ka deklaruar avokati i tij, Javier Cremades.
Lopez ka lënë kështu qelinë pasi ka shlyer tre nga 14 vitet e dënimit, të dhënë në vitin 2014 për nxitje të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare.
Edhe Gjykata e Lartë e vendit latin ka konfirmuar lirimin, duke saktësuar se është bërë për arsye shëndetësore. Ai po mbahej në një burg në afërsi të kryeqytetit Karakas dhe gjithmonë ka pretenduar për pafajësi.
Bashkëshortja e tij ishte ankuar disa herë se prej më shumë se një muaji nuk ishte lejuar që ta takonte, por të premten ajo postoi në rrjetet sociale lajmin se kishte qenë për një orë me të në ambjentet e burgut.
Në maj, një deputet i mazhorancës publikoi një video të Lopez në qelinë e tij pas zërave se ishte helmuar dhe ishte dërguar në spital. Në video Lopez thoshte se ishte mirë dhe nuk e dinte arsyen përse i ishte krijuar një “provë jete”.
Venezuela ka përjetuar së fundmi një valë masive protestash anti-qeveritare, të ngjashme me ato për të cilat Lopez u akuzua dhe u fut në burg. Opozita në vendin latin kërkon zgjedhje të parakohshme dhe akuzon presidentin Maduro se ka keqmenaxhuar ekonominë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...