Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë një vizitë në Ukrainë ka deklaruar se Rusia duhet të ndërmarrë hapat e parë për të ulur tensionet në Ukrainën lindore.
Ai ka theksuar se sanksionet amerikane dhe europianë do të vazhdojnë të mbesin derisa Rusia të ndryshojë kursin e saj në rajon, transmeton portali arbresh.info
Tillerson i ka bërë këto komente dy ditë pas takimit Trump-Putin.
Biseda e ashpër e Tillersonit i pëlqeu presidentit ukrainas Petro Poroshenko, i cili ka kohë që është ankuar për ndërhyrjen ruse në lindjen e vendit të tij.
Poroshenko falënderoi Tillerson për angazhimin e vazhdueshëm të SHBA ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe shprehu vlerësimin e tij për vizitiën ‘simbolike’ menjëherë pas samitit të G20-ës./Arbresh.info
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave