Brenda pak ditëve pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u bë gjatë ditës së djeshme.
Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në bazë të rezultatit, kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj kërkohet që brenda disa ditëve të propozojë edhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
Në bazë të rezultateve të dala nga zgjedhjet nacionale të 11 qershorit janë pikërisht partitë e koalicionit PDK,AAK, NISMA të cilët kanë të drejtën e propozimit të kryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësisë së vendit në përgjithësi.
E lidhur me këtë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina ka thënë për Indeksonline se një gjë e tillë nuk do të mund të bëhet pasi PAN edhe nëse merr votat e deputetëve pakicë, sërish nuk mbërrin votat e mjaftueshme.
“PAN i ka vetëm 39 deputet dhe nëse të gjithë deputetët nga komunitete pakicë votojnë për kandidatin e tyre ata sërish nuk kanë vota të mjaftueshme”, ka thënë Pantina.
Madje sipas saj po vazhdohet me vjedhje të votave edhe në këtë rast.
“ Jo vetëm që është jo parimore por edhe tepër i ultë ky mentalitet i tentimit për blerjen e votës së deputetëve të cilët kundër vullnetit të votuesve të tyre do të mund të votonin diçka tjetër prej vendimit të subjekti të vet”, ka shtuar Pantina.
Sipas deputetes Pantina, Vetëvendosje pret që kandidati nga radhët e PAN-it për kryeministër pas konstituimit të Kuvendit t’ua dorëzojë mandatin.
“Ne presim që kandidati i PAN për kryeministër pas konstituimit të Kuvendit ta dorëzoj mandatin qoftë pas tentimit për ta bërë qeverinë qoftë pa tentuar fare që ne pastaj të shfrytëzojmë të drejtën tonë. Deri atëherë besoj se do arrijmë një marrëveshje me koalicionin LAA për programin qeverisës si dhe formimin e qeverisë”, ka përfunduar Pantina./Indeksonline/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...