Lekaj: Numrat i kemi, qeveria formohet shpejt (VIDEO)

21:11 | 9 Korrik 2017
Arbresh.info

Tashmë pas certifikimit të rezultatit, pritet shumë shpejt që Presidenti i vendit të japë mundësinë për formimin e qeverisë së re. E mundësia për ta bërë një gjë të tillë, sipas Kushtetutës së vendit, i jepet partisë ose koalicionit fitues, e në këtë rast i bie koalicionit PAN.

Pal Lekaj, nga ky koalicion, u shpreh i bindur se në momentin kur kreu i shtetit të japë dritën jeshile për formimin e qeverisë, ky koalicion do të arrijë ta bëjë një gjë tillë.

Lekaj për Tribuna Channel deklaroi se puna e numrave është kryer, dhe shumë shpejt Kosova do të bëhet me qeveri të re, në krye me Ramush Haradinajn kryeministër.

Se sigurimi i numrave është çështje e kryer e tha edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ai përmes telefonit i tha televizionit se qeveria do të formohet shumë shpejt, dhe se sigurimi i votave të mjaftueshëm për këtë gjë është bërë shumë kohë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme