Basketbollisti James Harden kërkon të kalojë edhe NASA-n për t’u bërë simboli i qytetit të Houston.
Një prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës aktuale, Harden është njeriu tek i cili Rockets kanë varurr shpresat për t’u rikthyer te titulli kampion dhe për të realizuar këtë objektiv kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme ekonomike. Mjekërroshi zyrtarizoi kontratën e re me Houston deri në vitin 2023 nga e cila do të përfitojë plot 228 milionë Dollarë.
27-vjeçari ndodhet në Houston që prej vitit 2012 dhe bisedimet për rinovimin e kontratës kishin nisur që sezonin e kaluar. E gjithë kjo shumë do të shkojë në xhepat e basketbollistit të dytë më të mirë të sezonit të kaluar, pasi në shtetin e Teksasit nuk ka taksa mbi pagat.
“Houston është shtëpia ime. Pronari i skuadrës, Mr. Alexander ka treguar se po bën gjithçka që ne të fitojmë dhe unë bashkë me shokët e ekipit do të japim maksimumin për të synuar titullin”, theksoi Harden. Në krahun tjetër edhe presidenti rezervoi fjalë pozitive për fantazistin duke theksuar se Harden është treguar një profesionist i vërtetë pasi punon çdo ditë me intensitet për t’u bërë më i miri. Harden e firmos këtë kontratë pak muaj pas fundit të sezonit të tij më të mirë në NBA.
Ai u e mbylli sezonin me 29.1 pikë për ndeshje duke u renditur pas Russell Ëestbrook. Në këtë mënyrë, klubi iu kundërërgjigj me një merkato pozitive duke afruar në skuadër Chris Paul dhe PJ Tucker. Gjithsesi, Houston nuk e ka mbyllur ende fushatën e blerjeve pasi pritet që në Teksas të mbërrijë edhe Carmelo Anthony për të rikthyer skuadrën në majën e basketbollit amerikan që prej vitit të largët 1995.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje