Google ADS

“Çmenduria” United, 733 milionë euro në 4 vite

14:34 | 9 Korrik 2017
Arbresh.info

Manchester United ka bërë shpenzime të shfrenuara në merkaton e 4 viteve të fundit.

Që nga viti 2013, kur Sir Alex Ferguson u largua nga stoli i “Djajve të Kuq” e deri tani, klubi anglez ka nxjerrë nga arkat e tij për blerjen e futbollistëve plot 733 milionë euro, e të mendosh që për periudhën 1986-2013, ky klub kishte shpenzuar 790 milionë euro.

Asnjë klub tjetër në Europë nuk ka shpenzuar kaq shumë sa Manchester United në këtë periudhë kohore. Klubi që i afrohet më shumë në këtë pikë është Manchester City, me 721 milionë euro të shpenzuara, ndërkohë që edhe më larg është Chelsea, në vendin e tretë me 491 milionë. Pas londinezëve janë të pozicionuar Juventusi e Paris Saint Germain.

Futbollistët që i kanë kushtuar më shumë skuadrës së Manchester United janë Pogba, me 105 milionë euro, Lukaku me 85 milionë, Di Maria 75 milionë, si dhe Martial me 60 milionë, blerje këto që janë bërë në 5 periudha të ndryshme të merkatos./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme