Klubi francez, Nice insiston që ta blejë sulmuesin shqiptar te Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedin.
Siç raportojnë mediet zvicerane, trajneri i Nice, Lucien Favre dëshiron ta sjell në skuadrën e tij reprezentuesin e Zvicrës, transmeton KosovaPress.
Në fakt ka disa ditë që krerët e Nices janë duke provuar që ta bindin lojtarin që të transferohet në Francë, por duket se shuma e madhe që kërkon Leverkuseni për Mehmedin është duke e penguar transferimin e shqiptarit tek Nice.
Negociatat mes dy klubeve raportohet së janë duke vazhduar, dhe nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje mes Leverkusenit dhe Nices për sulmuesin shqiptar, derisa thuhet se edhe vet lojtari pëlqen kalimin tek skuadra franceze
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...