Sot është shumë më vështirë për t’u shëruar nga gonorreja, ndërsa në disa raste është edhe e pamundur. Nga sëmundjet transmetuese seksuale, të cilat shpejt zhvillojnë rezistencën ndaj antibiotikëve dhe mund të ndikojnë në lindje, në vit preken 78 milionë njerëz.
Drejtoresha e OBSH-së, Teodora Vi tha se janë regjistruar tri raste në Japoni, Francë dhe Spanjë, ku pacientët është e pamundur që të shërohen nga gonorreja.
“Ky është bakter shumë i mençur. Çdo herë kur e shëroni me një bar të ri, ai zhvillon rezistencë edhe ndaj tij. Numri më i madh është shënuar në mjediset e varfra, ku është vështirë që të zbulohet se sa rezistues është ndaj shërimit”, ka thënë ajo. Ndryshe, OBSH beson se vaksinat mund të ndalin gonorrenë./Arbreash.info/