Në gjithë vitin 2016 janë shitur 10.700 vetura super-sportive, derisa për këtë vit ekspertët parashohin që kjo shifër të tejkalojë 13.000 automobila.
Aktualisht vetura më e kërkuar është Ferrari 488 GTB, pasuar nga Aston Martin DB11, Audi R8, Bentley Continental GT/GTC, Bentley Flying Spur.
Në vendin e gjashtë renditet Aston Martin V8/V12, në të shtatin Ferrari California dhe në vendin e tetë Maserati Quattroporte.
Shitjen më të madhe e ka shënuar Bentley Flying Spur me madje 44 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016./Arbresh.info/