Koha e kosovarit Adnan Januzaj te Manchester duket se ka përfunduar pasi Jose Mourinho i ka thënë yllit se nuk është pjesë e planeve të tij.
Besohet që Jose Mourinho i ka thënë 22-vjeçarit që ai nuk është as në linjë për ndonjë numër në skuadër sezonin e ardhshëm derisa Real Sociedadi vazhdon të jetë i interesuar në transferimin e reprezentuesit të Belgjikës për 12 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Januzaj mund të jetë pjesë e yjeve të tjerë të Manchester United në kampin e stërvitjeve në Los Angeles, por anësori nuk ka të ardhme në Old Trafford.
Ai ishte vlerësuar si e ardhmja e Manchester United pasi debutoi në formë të shkëlqyer te gjiganti anglez si një 18-vjeçar nën udhëheqjen e David Moyes. Pas një kohe të shkurtër të shpenzuar te Borussia Dortmundi gjatë regjimit të Louis Van Gaalit, qëndrimi i të riut ishte nën vëzhgim.
Januzaj shpenzoi sezonin e kaluar si një i huazuar te Sunderlandi, i cili u dëbua nga Premierë Ligë.
Mourinho beson që Januzaj është një lojtar i parëndësishëm në skuadrën e tij dhe të është i gatshëm të shkarkojë atë.
Ndërkohë, besohet se Mourinho do t’i jap fanellën me numër 2 mbrojtësit Victor Lindelof të transferuar për 3 milionë funta, ndërsa sulmuesi i transferuar për 75 milionë funta Romelu Lukaku do të bartë fanellën me numër 10, e cila është liruar nga Wayne Rooney./arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...