Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka deklaruar se marrëdheniet mes SHBA-ve dhe Meksiës nuk mund të përcaktohen, pasi Presidenti Donald Trump tha se Meksika do të ‘paguajë’ për murin kufitar.
Duke folur në fund të udhëtimit të tij në Hamburg, Nieto para gazetarëve tha se marrëdhëniet SHBA-Meksikë duhet të fokusohen te gjerat pozitive, transmeton portali arbresh.info
“Duke pasur parasysh atë që ndodhi pas këtij takimi (me Trump), qartë marrëdhëniet tona dypalëshe nuk mund të përcaktohen nga ‘psherëtimat’ e fundit” tha ai.
“Marrëdhëniet tona duhet të bazohen në kërkimin e mënyrave për të gjeneruar respekt të ndërsjellë, për të ndërtuar besimin dhe për të punuar me një qëndrim pozitiv. Mund të them se edhe Trump është i gatshëm për një marrëdhënie të tillë”, shtoi ai.
Gjatë samitit G20, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përsëritur edhe njëherë se për murin kufitar Meksikë –SHBA do të paguajë Meksika./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...