Google ADS

Debutimi i jashtëzakonshëm i ish yllit të Barçës te Monaco (VIDEO)

23:40 | 8 Korrik 2017
Arbresh Info

Të diplomuarit në La Masia janë të njohur për aftësitë e tyre me topin dhe Jordi Mboula duket të mos jetë ndryshe, megjithëse tifozët e Barcelonës nuk dëshirojnë ta shohin anësorin duke shkëlqyer te një skuadër tjetër.

Tani në fanellën e Monacos, Mboula bëri paraqitjen e tij të parë te kampioni në Liga 1 në ndeshjen miqësore parasezonale ndaj St Polen mbrëmjen e së premtes, transmeton portali arbresh.info.

Nuk kaluan shumë minuta dhe talenti i ri shfaqi aftësitë e tij.

Në një kundërsulm të organizuar shpejtë, Mboula ishte thjeshtë i pandalshëm nga kundërshtarët duke shënuar një gol të bukur pas një vrapimi të gjatë nga mbrojtja në sulm./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=G-gmMDMKMMU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme