Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u është drejtuar me një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, për të ndarë eksperiencat negative që mund të kenë hasur në zyrat e administratës shtetërore.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, shefi i qeverisë nënvizon se për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme, është e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm të ngrejë zërin, jo vetëm kur del i pakënaqur, por edhe i fyer nga një zyrë shteti.Shkrimi i plotë i Ramës: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit.
Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma. Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti.
Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit. Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit. Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem.TEMAT:EDI RAMATIRANË
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...