Gjiganti italian AC Milan është duke kërkuar transferimin me sulmuesin e Borussia Dortmundit dhe Gabonit, Pierre Emerick Aubameyang, për të mposhtur Chelsean në këtë garë.
Sipas raporteve, ish sulmuesi i St Etiennes është i hapur për largim nga Dortmundi këtë verë pasi shpenzoi katër vite në klub derisa PSG dhe Real Madridi shihen si klubet me potencial për të nënshkruar gjithashtu me sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.
Milan, i cili së fundmi është marr përsipër nga biznesmenët kinezë, beson që Aubameyang ka mundësi të rikthej skuadrën në Serie A në krye të futbollit dhe madje janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit një pagë javore prej 136 mijë funta në javë, shifër e cila do të bënte atë lojtarin më të paguar në ligë.
Nëse Aubameyang i bashkohet skuadrës italiane, ai do të jetë lojtari i tetë i transferuar këtë verë dhe një kërcënim serioz për të gjithë Italinë dhe Evropën./arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje