LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj konferencës së Aneta Dimovskës nga radhët e OBRM-PDUKM-së, e cila tha se me ribalancimin e buxhetit LSDM-ja dëshmoi se udhëheq qeveri anti-reformuese.
Nga LSDM thonë se ka përfunduar koha luksit dhe se gjitha paratë do të kthehen tek qytetarët.
“Qytetarër për çdo ditë janë dëshmitarë se si OBRM-PDUKM-ja dhe funksionarët e saj janë sjellur me paratë e qytetarëve. Nga dreka dhe darka prej qindra eurove, blerje të Mercedeseve, porvizioneve dhe vendeve, deri në oborre baroku. Funksionarë të OBRM-PDUKM-së dhe të afër të tyre, 11 vite kanë jetuar në luks në llogari të qytetarëve të varfër”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga kjo parti thonë se rebalanci i buxhetit i përmbush nevojat e gjithë qytetarëve.
“Me ribalancin e ri, qeveria e LSDM-së do t’ju ndihmojë firmave që t’i rrisin rrogat në 12 mijë denarë për rreth 70 mijë qytetarë prej muajit shtator”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...