Dy persona janë gjetur nga policia e Durrësit pasditen e sotme në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Policia njofton se në lagjen Nr.7 është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull.
Viktima është i dekompozuar dhe ende nuk është identifikuar. Bazuar ne kqyrjen paraprake, policia nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe identitetint, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Ndërkohë, në lagjen Nr.16 është gjetur i vdekur 39-vjeçari me iniciale B.C, nga Durrësi. Policia thotë se viktima nuk ka shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera. Po hetohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...