Burak Ozçivit dhe Neslihan Atagül janë vlerësuar shumë për rolin e tyre në telenovelën turke “Dashuri e Pafund”.
Shumë kush teksa i sheh të aktrojnë në rolin e ‘Nihanit dhe Kemalit’ kanë menduar se ata dashurohen me të vërtetë.
Këtë gjë e kanë menduar dhe partnerët reciprokë të aktorëve, Fahriya dhe Kadir e për këtë arsye ata janë shumë xhelozë.
Madje xhelozia ka shkuar deri aty sa çiftet nuk janë ftuar në dasmën e njëri tjetrit për të shmangur ndonjë skenë aspak të hijshme.
Neslihani dhe Kadir ishte çifti i parë që u martuan, dhe më pas Burak dhe Fahriya.
Ajo që tërhoqi shumë vëmendje në dasmën e këtyre të fundit ishte fustani i aktores.
Fahriya e kishte shumë të ngjashëm fustanin me “armiken” e saj.
Ka pasur edhe nga ato që kanë thënë se bashkëshortja e Burak dëshiron shumë që t’i ngjajë Neslihanit, por edhe disa të tjerë të cilët janë shprehur se është thjesht çështje mode.
Një reagim për këtë gjë, mediat turke ia kanë marrë dhe 24- vjeçare ‘Nihanit’, përgjigja e së cilës pritej. Ajo është shprehur se nuk do që ta komentojë aspak këtë gjë.
Por ju mund ta shikoni vetë. Ju duket si kopje? Edhe pse na vjen shumë keq ta themi, përgjigjja është PO.
https://www.instagram.com/p/BWPkC0SDzCK/?taken-by=nihkemdunyasi
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...