Juventusi raportohet se është afër marrëveshjes për të nënshkruar me Douglas Costan e Bayern Munichut.
Gjiganti italian mësohet se është i interesuar në transferimin e anësorit që një kohë të gjatë deri tani, por negociatat kanë ngecur për shkak të çmimit të kërkuar nga Bayern Munichu, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, raportet në Itali tani pretendojnë që Juventusi është duke menduar të ofrojë atë tarifë, përfshirë edhe bonuset, rreth një marrëveshje dy vjeçare të ngjashme me ato për yjet si Kingsley Coman dhe Medhi Benatia që janë transferuar ndërmjet klubeve gjatë sezoneve të fundit.
Juventusi raportohet se dëshiron të transferoj Costan për një marrëveshje dy vjeçare në formë huazimi për 10 milionë euro, me obligimin për blerje në vitin 2019 duke ofruar 30 milionë euro./arbresh.info
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...