Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë 250 persona kërkojnë ndihmën e mjekut vetëm brenda një dite si shkak i temperaturave të larta të cilat po mbretërojnë në Kosovë.
E ata që më së shumti pësojnë nga këto temperatura janë personat e moshuar, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
Doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë Vjollca Zeqiri tregon për KosovaPress këto ditë ka një shtim të pacientëve me barkqitje dhe me të vjella.
“Këtu fluksi i pacientëve gjatë këtyre ditëve është, diku sillet gjatë tërë ditës rreth 250 pacientë brenda ditës…Kemi rritje të pacientëve, sidomos të pacientëve me sëmundje kronike domethënë që vuajnë nga ndonjë sëmundje paraprake, të fëmijëve dhe kemi një shtim të rasteve me barkqitje me të vjella, do të thotë për shkak të intoksikimeve ose infeksioneve me bakterie të ndryshme gjatë marrjes së ushqimit”, tha Zeqiri.
Më tej Zeqiri ka treguar se intervenimi i menjëhershëm mjekësor duhet të bëhet kryesisht tek pacientët e goditur nga temperaturat e larta sepse në rast të mos intervenimit me kohë pacienti mund të përfundojë me fatalitet.
Simptomat se një person është goditur nga dielli sipas doktoreshës Zeqir janë; Ngritja e shpejtë e temperaturës së trupit, lëkura e skuqur dhe e thatë, pulsi më i shpejtë dhe më i fortë, humbja e vetëdijes.
Ngritja e temperaturave paraqet rrezik të lartë për pacientët që kanë probleme me zemër.
Kardiologu Imri Jashari u rekomandon personave që kanë probleme me zemër që t’i shmangen ekspozimit në diell kur temperaturat kalojnë mbi 30 gradë Celcius.
“Do të thotë temperaturat e larta paraqesin një ngritje të rrezikshmërisë për pacientët të cilët kanë probleme nga sistemi i zemrës dhe enëve të gjakut. Ekzistojnë normativa të ndryshme që iu preferohet pacientëve të kenë qasje tjetër si çoftë ndaj trajtimit të sëmundjeve të cilat i kanë në rast të temperaturave të larta mbi 35 gradë. Ekspozimi në temperatura të larta duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe mundësisht t’iu iket sidomos grupacioni i njerëzve që kanë probleme kardiake, probleme të zemrës, njerëzve që kanë probleme të tjera kronike, njerëzve të cilët janë të vjetër pastaj iu preferohet t’i iket ekspozimit temperaturave të larta fëmijëve edhe grave në gjendje të caktuara”, tha Jashari.
Ngritja e temperaturave ndikon më së shumti tek të moshuarit. Njëra nga pacientet në QKMF Fata Musliu tha për KosovaPress se vuan nga sëmundja e sheqerit ndërsa sëmundja rëndohet sidomos gjatë verës.
“Sheqerin e kam, prej sheqerit mu ka trashë gjaku, damarët nuk po qarkullon gjaku pak gishtat e këmbëve po më dhamin shumë, njoni mu ka bo varrë e kam bo operacion edhe qeto infuzione po i marr me u tëhollu gjaku”, tha Fata Musliu.
Ndërsa në këto ditë të nxehta dhe me vapë tropikale është e rëndësishme edhe kujdesi gjatë ushqimit.
Vajza e re nga prishtina me emrin Eneida tregon se është helmuar në ushqim, andaj të shtunën i është dashur që të kërkojnë ndihmë në QKMF.
“ Sot jam ardh këtu se jam helm, por më herët e kam marrë infuzion te shtëpia si bocë me pi po ajo nuk ma ka kalu edhe shumë edhe tani jam ardh e kam marrë infuzionin”, tha Eneida.
E personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdes për shëndetin pasi që edhe javën që do të vijë do të ketë ditë të nxehta ku temperaturat pritet që të jenë deri ën 36 gradë Celcius.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës në një përgjigje për KosovaPress tha se javën e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.
Mjekët kanë dhënë disa rekomandime për qytetarët e Kosovës gjatë këtyre ditëve.
Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 11.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.
Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall, rrobat duhet të jenë të holla, komode dhe me ngjyra të çelëta.
Po ashtu është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose çaji; preferohen të anashkalohen ushqimet e fërguara, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale.
Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barërave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...