Valtteri Bottas fitoi Pole Position në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Austrisë, duke befasuar shokun e tij të skuadrës Hamilton dhe gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel.
Ndërsa prozhektorët ishin të fokusuar në duelin e tejzgjatur të titullit, mes Hamilton e Vettel ishte Bottas që bëri më mirë provat e Austrisë. Finlandezi e ndali kronometrin në kohën 1.04.251, duke përmirësuar rekordin e një viti më parë, me pothuaj 2 sekonda. Ky ishte Pole Position i dytë në karrierë për Bottas, pas atij që mori në Bahrein.
Koha e dytë më e mirë e ditës ishte ajo e ferraristit Vettel, që regjistroi një kohë vetëm 42 të mijëtat më ngadalë se Bottas dhe siguroi vendin e dytë në vijën e parë të nisjes për garën e së dielës.
Hamilton edhe pse tregoi një agresivitet më të madh përgjatë të gjitha sesioneve, nuk arriti të vendoste një kohë më të mirë se ajo e vendit të tretë. Madje britaniku gaboi në xhiron e fundit, duke mos arritur të përmirësojë kohën e tij. Hamilton do të duhet të nisë garën të dielën 5 pozicione më poshtë për shkak të një penaliteti që mori të premten, transmeton tch.
Përsa i përket pilotëve të tjerë, Raikkonen vendosi kohën e katërt më të mirë dhe do të niset i treti, i ndjekur nga Ricciardo dhe Verstappen.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...