Grabitje me armë në Podujevë

12:48 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Persona të maskuar dhe armatosur i kanë hyrë në shtëpi  një femre në Podujevë, në mëngjesin e të premtes, dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur, sipas dëshmitares, shkruan arbresh.info.

“Njësit policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar,” bënë të ditur Policia e Kosovës.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme