Prej më shumë se një viti Soni Malaj është duke shijuar historinë e saj të dashurisë me Klevin, biznesmenin nga Tirana. Lidhja e tyre është konsoliduar dhe në fejesë, e duket se Klevi ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e këngëtares.
Mbrëmjen e djeshme Soni ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ka folur për projektet e saj më të reja në muzikë.
Ndër të tjera, Soni ka treguar se pavarësisht kohës që ka kaluar, ajo ndihet energjike njësoj si në vitet e para në karrierë, shkruan Blitz.
“Është e çuditshme sa energjike ndihem unë tani! Vitet e mia janë thjesht disa numra. Ndihem njësoj si kur kam nisur në fillim, thjesht më e plotësuar.”, – është shprehur ajo.
Albani e ka pyetur nëse ajo e merr një dozë të energjisë nga partneri i saj.
“Klevi është një plus. Është gjithnjë me mua. Më shoqëron gjithmonë dhe në xhirimet e klipit.”, – ka përfunduar Soni, duke treguar kështu rëndësinë e partnerit edhe në profesionin e saj.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...