Lori Shortall, e cila është mësuese kanadeze, ka një rekord që s’do e kishin shumë vetë zili.
Ajo është fanse e flakët e këngëtares britanike Adele, por asnjëherë nuk ka arritur ta shoh në ndonjë koncert.
Në fakt, në tre raste që mësuesja ka blerë biletën për ta dëgjuar për së afërmi Adelen, kjo e fundit ka anuluar performancat, transmeton Telegrafi.
Zhgënjimi i fundit është shumë i freskët, gjatë fundjavës së kaluar Shortall shkoi në Londër, por dy koncertet e fundit të parashikuar për në Wembley, u anuluan prej këngëtares.
“Adele, është koncerti i tretë që më anulon! Houston (2011), Phoenix (2016) dhe Londra (2017). Jam mësuese e muzikës dhe u shkatërrova me udhëtime për koncerte që anulohen”, shkruan gruaja në Facebook.
Si kundërshpërblim të kësaj ajo nuk kërkon që t’i kompensohen shpenzimet prej dhjetë mijë dollarësh, por të pijë një filxhan çaj me të.
“Nuk kam arritur ende të të shikoj në një koncert dhe besoj se deri më tani kam shpenzuar thuajse 10 mijë dollarë. Gjithë sa të kërkoj janë 5 minuta për një filxhan çaj bashkë”, shkroi Shortall, i cili mesazh u përhap me të madhe në rrjetet sociale gjersa deri më tani nuk ka pasur reagime të Adeles.
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti