Në kohën kur janë shtuar raportimet për mundësinë e publikimit të aktakuzave të para, sipas Ligjit për Dhomat e specializuara apo Prokurorin e Specializuar këto dy institucione mund urdhërojnë arrestimin dhe paraburgimin e një personi në disa raste.
Kjo mund të ndodhë vetëm kur:
a. ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer ndonjë vepër penale që është nën juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe
b. ekzistojnë arsye të artikulueshme të besohet se:
I – ekziston rreziku i arratisjes,
II- se ai ose ajo do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e ndonjë vepre penale, ose rrethanat specifike tregojnë se ai do të pengojë ecurinë e procedurës penale duke ndikuar tek dëshmitarët, palët e dëmtuara ose bashkëfajtorët, ose
III- natyra e rëndë e veprës penale, ose mënyra apo rrethanat në të cilat është kryer dhe karakteristikat personale të tij, sjellja e tij në të shkuarën, mjedisi dhe kushtet në të cilat ai jeton, ose rrethanat e tjera personale e tregojnë rrezikun se ai do ta përsërisë veprën penale, do të përfundojë ndonjë vepër penale në tentativë, ose do të kryejë ndonjë vepër penale që ai ka kërcënuar se do ta kryejë.
Në gusht 2015, Kosova miratoi ligjin për krijimin e Zyrës sё Prokurorit tё Specializuar (ZPS) për hetimin dhe ndjekjen penale tё krimeve tё rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare tё kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë mё 1998, 1999 dhe 2000./arbresh.info/
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë