Google ADS

Deklarata ‘bombë’ në Zonë e Lirë: A i pëlqejnë Ramës vajzat?

01:35 | 8 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Emisioni i fundit i gazetarit Arjan Çani “Zonë e Lirë” është zhvendosur nga studio bregdet.

Të ftuar kanë qenë personazhe të ndryshëm të artit shqiptar, të cilët si kryefjalë kanë patur aktrimin. .

Fillimisht ata kanë diskutuar për sindikatën e aktorëve dhe ndër të tjera Çani i ka pyetur nëse kishin aspiratë të bëhen kryetar të kësaj sindikate.

Në çastin kur ka pyetur aktoren e njohur Niada Saliasi nëse e kishte aspiratë diçka të tillë ka vijuar me një batutë drejtori i Teatrit  Kombëtar, Hervin Çuli i cili ka thënë “cili kryeministër do të refuzonte kryetare shoqatash kaq të bukura sa kemi vajzat përballë”, por kësaj batute i është përgjigjur aktorja Saliasi, duke thënë, “Varet, nëse i pëlqejnë kryeministrit vajzat”.

Ky çast batutash mes tyre ka kaluar me pas me muzikë nga Çani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme