Në Hamburg të Gjermanisë është zhvilluar samiti i G20-ës, organizim ky i 20 shteteve me ekonomitë më të zhvilluara në botë. Por, takimi i 20 liderëve, mbase ka rënë në hije, nga një takim dypalësh mes Vladimir Putin e Donald Trump, që ka zgjatur më shumë se dy orë e ishte i paraparë të zgjaste vetëm 35 minuta, njofton Klan Kosova.
Për të analizuar rëndësinë e G20, por edhe takimin e dy burrështetasve më të fuqishëm të botës, i ftuar në Ora e Fundit ka qenë, Ibrahim Gashi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili tha se takimi mes Trump e Putin dhe lajmet se ndeja mes tyre ka shkuar në frymë të mirë, mbase parandalon edhe një lloj lufte të ftoftë.
“E veçanta e këtij takimi të G20 është pjesëmarrja e presidentit amerikan, Donald Trump. Krahas temave që janë bosht i këtij takimi, ka qenë takimi i Donald Trump dhe Vladimir Putin. Për këtë takim s’ka ende shumë informacione. Por, sipas mediave, takimi ka kaluar në frymë të mirë dhe janë pajtuar që të bashkëpunojnë – madje thuhet se janë pajtuar edhe për një armëpushim në pjesën jug-perëndimore të Sirisë”, pohoi Gashi.
“Takimi mes Trump e Putin ka pasur të zgjasë 35 minuta, por ka zgjatur më shumë se dy orë – prandaj temat kanë kapur një gamë të gjerë, mbase është folur edhe për Ballkanin. Kështu, në njëfarë mënyre po parandalohet një farë lufte e ftohtë mes këtyre dy superfuqive”.
Gashi ka thënë se nuk e beson lajmin – që mediat amerikane e rrahin më të madhe – se Rusia ka intervenuar në sistemin zgjedhor të SHBA-ve.
“Sistemi i sigurisë së informacionit në SHBA ka shërbime shumë të sofistikuar dhe prandaj nuk besoj që ka pasur ndërhyrje në sistemin e zgjedhjeve”.
Profesori ka folur edhe rreth vet rëndësisë së bashkimit të 20 më të fuqishmëve në një vend për të qarë hallet e tyre, por edhe të botës.
“G20 është një organizatë e shteteve më të zhvilluara në botë. Në shikim të parë janë tema që preokupojnë këto 20 shtete më shumë. Prandaj nga kjo vjen edhe reagimi i anti-globalistëve dhe majtistëve”.
“Por, këto shtete janë ato shtete të fuqishme që mund t’i shtynë më shumë se të tjerët disa procese përpara në shkallë globale. Ky komunitet i shteteve, nëse vërtetë impenjohet mund të përballët me problemet globale – siç është mbrojtja ambientit, zhvillimi, por edhe terrorizimi”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...