Habit shoku i rapsodit kosovar: E kuptoj pse vrau gruan, vajzën dhe veten

00:14 | 8 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Në Dremjak të Ferizajt u varros sot Sami Veseli bashkë me të bijën që e vrau vetë.

Familjarët dhe miqtë e kanë një mirëkuptim për burrin që la të plagosur rëndë gruan. Thonë se gjithë këtë e bëri për të ruajtur moralin.

Deri te tragjedia erdhi pasi Samiu, i njohur si këngëtar i muzikës folklorike shtiu mbi vajzën e bashkëshorten e në fund bëri vetëvrasje. Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me pesë fëmijët e me gruan thuhet se nuk mundi tu bëjë ballë kulturave europiane. Kështu mendon një mik i 52-vjeçarit që në varrim ka ardh’ nga Franca. “Bëj një apel për të gjithë bashkëkombësit e mi që mos të lakmojnë një jetë të diasporës se na prej kjohja. Jam shumë i trishtuar pasi jam prind edhe vetë. Mua ndoshta do të më pret edhe kjo sepse me të vërtetë është e vështirë që të edukohen fëmijët tanë në diasporë duke marrë parasysh se një jetë në diasporë është e vështirë”, tha ai për “Klan Kosovën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme