Shqipëria ka vendosur, pothuajse befasisht, një tarifë të re për patatet dhe qepët e prodhuesve kosovarë që eksportojnë në Shqipëri.
Kështu, prodhuesit e patateve dhe qepëve janë shqetësuar dhe kanë kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të ndërhyjë për të zgjedhur këtë problem.
Lulëzim Krasniqi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova se shpresojnë që shumë shpejt ta zgjidhin këtë problem.
“Një delegacioni i prodhuesve të patateve dhe qepëve kanë shprehur shqetësimin lidhur me disa barriera tarifore që janë shkaktuar nga dogana e republikë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për çmimin që është ngritur për këto produkte, prodhuesit kosovarë janë obliguar të paguajnë çmim shtesë prej katër centësh nga çmimi bazë”, ka thënë Krasniqi.
“Ne kemi një marrëveshje rajonale – CEFTA-n, përveç kësaj kemi marrëveshje edhe me Shqipërinë për lehtësimin e tregtisë dhe konsiderojmë që kjo barrierë është në kundërshtim me këto marrëveshje”.
Krasniqi ka treguar se tashmë kanë kontaktuar organet e Shqipërisë dhe është optimist se gjithçka do të rregullohet në kohë.
“Prodhuesit janë afër nxjerrjes së prodhimit të tyre për eksport në Shqipëri, por ne jemi optimist që do ta zgjidhim këtë problem dhe të vazhdohet tregtia”.
“Raportet tregtare me Shqipërinë janë jashtëzakonisht të mira dhe bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm, barriera të tilla kohë pas kohe mund të paraqitën, por ne jemi këtu dhe do të marrim masa për çdo barrierë eventuale që mund të paraqitet.
ShKKSh-ja e policia e gjejnë istogasin e shpallur të humbur
Kryeministri Kurti takoi artistë dhe profesionistë të rinj t...
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës ...
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucion...
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Koso...
Osmani takon ministren e Australisë, diskutojnë për thellimi...