Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes: Pushteti merret me legjitimitet

22:07 | 7 Korrik 2017
M. A.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruse se ai do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për të zgjedhur mandatarin e Qeverisë së ardhshme.

Duke komentuar deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje se nëse nuk ua jep Thaçi mandatarin për formim të Qeverisë ekziston mundësia për protesta, Presidenti është shprehur se “pushteti merret me legjitimitet dhe procedura legale”, përcjellë Indeksonline.

“Presidenti nuk do të veprojë kokë në vete sipas preferencave por do të vendosë sipas Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Pushteti merret me legjitimitet, procedura legale, i tërë spektri politik është i vetëdijshëm ëpr hapat që duhet ndërmarrë. Ne kemi koalicionin fitues që kanë konfirmaur se kanë krijuar mundësinë që të shkohet drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë”, ka thënë ai në rtv21.

Thaçi ka thënë se nuk ka asnjë dilemë rreth konfirmimit të Ramush Haradinajt se i ka votat për ta formuar Qeverinë.

Megjithatë, Thaçi është shprehur i bindur se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë stabile dhe euro-atlantike.

“Nuk kam asnjë dilemë për të besuar konfirmimin nga kandidati për kryeministër. Kosova do ta ketë një qeveri stabile dhe një qeveri euro-atlantike por edhe një opozitë të qendrueshme”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme