Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti 16 vajza të moshave të ndryshme janë raportuar të trafikuara me qëllim ushtrimi të prostitucionit.
Prej tyre 15 janë shtetase kosovare, e një nga Shqipëria. Dhe ky numër është në rritje sipas raporteve të përditshme të Policisë së Kosovës.
Për drejtues të organizatave që merren me të drejtat e grave rritja e këtij numri është shqetësues. Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se janë një varg arsyesh që i shtynë këto femra të merren me prostitucion.
Sipas Demollit, institucionet duhet të merren më shumë me këtë dukuri, pasi thotë se vetëm organizatat e huaja e kanë trajtuar këtë çështje.
Policia ka arrestuar 97 persona për veprën penale te trafikimi me njerëz dhe veprave tjera që ndërlidhen me trafikimin.
Ndërsa në vitin paraprak në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste, ku nga këto janë arrestuar më shumë se 200 persona.
Ndërkohë ka rënie të grave të trafikuara nga Moldavia e Bullgaria që në vitet 2000 ishin në numër të madh të përfshira në prostitucion në Kosovë.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...