Reali prezanton transferin e ri

21:05 | 7 Korrik 2017
Arbresh.info

 Klubi madrilen ka rikthyer në skuadër mbrojtësin e talentuar spanjoll.

Jesus Vallejo është blerë nga Real Madridi në vitin 2015 por fillimisht klubi kishte vendosur ta linte te skuadra e tij Real Zaragoza, para se ai të huazohej sezonin e shkuar tek Eintracht Frankfurt në gjermani.

Pas paraqitjeve të mira me Spanjën në Kampionatin Evropian të U-21, Vallejo ka bindur drejtuesit e Realit që ta kthenin në Santiago Bernabeu.

20-vjeçari është prezantuar sot para medieve ku ka marrë edhe numrin 3 në fanellë, i cili është lënë i lirë nga portugezi Pepe, që është larguar nga kampionët e Evropës këtë verë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme