Ferdinant Rukaj, i akuzuari për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij Liljana Rukaj, duke e hedhur nga dritarja e katit të katërt, nuk rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.
Krimi në familje ndodhi në dhjetor të vitit 2016 në qytetin e Fierit. Në kohën kur ndodhi ngjarja, e ndjera ishte nën efektet e një urdhri mbrojtjeje nga gjykata, i cili urdhëronte bashkëshortin e saj të mos i afrohej më shumë se dy metra.
Nëse deklarohet fajtor nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën që rëndon mbi të, atë të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, maksimumi i mundshëm i dënimit të tij është 31 vjet burg. Ai i shpë- toi dënimit kapital për shkak se në seancën e djeshme gjykata pranoi kërkesën e bërë nga ana e avokatit të tij për shqyrtim të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Përmes avokatit, i pandehuri shfaqi qëndrim pohues dhe pendues për ngjarjen dhe pretendoi se çështja mund të zgjidhej në gjendjen në të cilën ndodhen aktet. Ky pretendim i mbrojtësit u mbështet edhe nga përfaqësuesit e akuzës dhe në përfundim u miratua nga trupi gjykues. Në seancën e radhës të këtij procesi, pritet të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.
Në seancën e djeshme, i pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe R. Zhezho, vëllai i viktimës. Përmes një përfaqësuesi ligjor, ai kërkoi të ishte palë e tretë në proces, si palë e dëmtuar, ku kërkonte dëmshpërblim për humbjen e jetës së motrës së tij.
Për shkak të natyrës civile të kësaj kërkese, gjykata rrëzoi kërkesën e tij. Gjykata e orientoi kërkuesin që kërkesën në fjalë ta depozitonte në Gjykatën e Shkallës së Parë, Fier.Panorama
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...