Lidhjet e shëndetshme dashurore ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe në paqe me veten.
Kjo është përgjigjja më e shkurtër e pyetjes së çfarë është një lidhje e shëndetshme.
Pasi dikush ka kaluar “një lidhje të sëmurë” me siguri do kishte dëshirë të kuptonte ndryshimin mes një lidhjeje të vërtetë dhe një lidhjeje të rreme, e cila sjell më shumë vuajtje se gëzim.
Këto lloj lidhjesh e errësojnë jetën tuaj deri në çmenduri… Njerëzit e shëndetshëm kërkojnë një lidhje të shëndetshme, dhe kjo bën që ato të gjejnë dashurinë e vërtetë.
Por çfarë e dallon konkretisht një lidhje të shëndetshme nga një jo e shëndetshme?
Lidhjet e shëndetshme nuk përfshijnë lojëra mendore apo ‘sinjale mikse’.
Lidhjet e shëndetshme përfshijnë të dy partnerët në mënyrë të barabartë në lojë, ku në disa raste, njëri mund të tërheqë më shumë e tjetri më pak, por ekuilibri në fund mbahet nga të dy. Në këtë marrëdhënie ato janë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Nuk është e rëndësishme që ato të kenë të njëjtat interesa por është e domosdoshme të kenë të njëjtin vizion për jetën.
Dashuria e vërtetë është e balancuar.
Ajo nuk ka nevojë për njeriun tjetër që “ta plotësojë” por për një individ të rritur dhe të qartë në idetë e tij. Nuk është e shëndetshme kur dashuria përdoret për të mbushur ato që personi nuk i manifeston dot më vete. Dashuria e vërtetë nuk mundet të përmbushë nevoja apo pjesë që i mungojnë një individi nëpërmjet partnerit. Kjo është varësi simbiotike: tërheqje, që nuk ka lidhje me dashurinë.
Dashuria nuk luan. Ajo nuk shkakton dhimbje apo humbje.
Dashuria e vërtetë është një eksperiencë që na lartëson dhe na rrit si individë. Ajo ekziston por me një kusht: Që të gjeni personin e duhur, duhet të jeni personi i duhur. Kjo, për ato njerëz që bien në gabime të përsëritura në marrëdhëniet e tyre me partnerët. Që të jesh personi i duhur duhet të përmbushësh kushtet për dashuri. Ndërtojeni jetën tuaj në atë mënyrë që të jeni e/i pavarur, interesantë dhe mendjehapur. Kështu do të tërhiqni rreth vetes njerëz të pavarur, interesantë dhe mendjehapur.
Lidhjet e shëndetshme dashurore ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe në paqe me veten. Kjo është përgjigjja më e shkurtër e pyetjes së çfarë është një lidhje e shëndetshme. Pasi dikush ka kaluar “një lidhje të sëmurë” me siguri do kishte dëshirë të kuptonte ndryshimin mes një lidhjeje të vërtetë dhe një lidhjeje të rreme, e cila sjell më shumë vuajtje se gëzim. Këto lloj lidhjesh e errësojnë jetën tuaj deri në çmenduri… Njerëzit e shëndetshëm kërkojnë një lidhje të shëndetshme, dhe kjo bën që ato të gjejnë dashurinë e vërtetë. Por çfarë e dallon konkretisht një lidhje të shëndetshme nga një jo e shëndetshme? Lidhjet e shëndetshme nuk përfshijnë lojëra mendore apo ‘sinjale mikse’. Lidhjet e shëndetshme përfshijnë të dy partnerët në mënyrë të barabartë në lojë, ku në disa raste, njëri mund të tërheqë më shumë e tjetri më pak, por ekuilibri në fund mbahet nga të dy. Në këtë marrëdhënie ato janë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Nuk është e rëndësishme që ato të kenë të njëjtat interesa por është e domosdoshme të kenë të njëjtin vizion për jetën. Dashuria e vërtetë është e balancuar. Ajo nuk ka nevojë për njeriun tjetër që “ta plotësojë” por për një individ të rritur dhe të qartë në idetë e tij. Nuk është e shëndetshme kur dashuria përdoret për të mbushur ato që personi nuk i manifeston dot më vete. Dashuria e vërtetë nuk mundet të përmbushë nevoja apo pjesë që i mungojnë një individi nëpërmjet partnerit. Kjo është varësi simbiotike: tërheqje, që nuk ka lidhje me dashurinë. Dashuria nuk luan. Ajo nuk shkakton dhimbje apo humbje. Dashuria e vërtetë është një eksperiencë që na lartëson dhe na rrit si individë. Ajo ekziston por me një kusht: Që të gjeni personin e duhur, duhet të jeni personi i duhur. Kjo, për ato njerëz që bien në gabime të përsëritura në marrëdhëniet e tyre me partnerët. Që të jesh personi i duhur duhet të përmbushësh kushtet për dashuri. Ndërtojeni jetën tuaj në atë mënyrë që të jeni e/i pavarur, interesantë dhe mendjehapur. Kështu do të tërhiqni rreth vetes njerëz të pavarur, interesantë dhe mendjehapur.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...