“Konkursi do të shpallet të hënën dhe do të paraqiten kushtet dhe oraret”, ka konfirmuar në emisionin “Imazh” në RTK, rektori i UP-së, Marjan Demaj.
“Nga e hëna mund të vijnë të gjithë. I lus të gjithë të vijnë të përgatitur. Në konkurs janë të precizuara kushtet dhe koha dhe gjitha detajet. Prandaj, mbi bazën e konkursit të përgatiten edhe dokumentet”, ka thënë rektori i Universitetit të Prishtinës.
Ai ka shtuar se MASHT e ka miratuar numrin prej 6779 studentëve. Rektori Demaj tha se do ta ta hapnin konkursin të shtunën por në këtë ditë nuk punojnë bankat dhe bazuar në konkurs janë edhe disa pagesa që duhet t’i bëjnë studentët.
Duke folur për kërkesat për studime, sivjet, numri i kandidatëve që do të pranohen në UP është 5 përqind më i vogël se vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar kemi pasur diku 17 mijë të interesuar”, ka thënë rektori Demaj.
Ai ka thënë se mjekësia vazhdon të jetë një nga programet më të kërkuara. “Fakulteti i Edukimit është shumë atraktiv. Janë disa programe studimore në Fakultet të Filologjisë si gjuha angleze dhe gjuha gjermane, pastaj Filozofiku etj”, ka thënë Demaj. Sipas tij interesim të madh ka edhe për arkitekturën.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...