Google ADS

Mediumi rus thotë se Haradinaj ua ka premtuar serbëve 4 ministri

16:48 | 7 Korrik 2017
M. A.

Mediumi rus “Sputnik” ka dalë me një artikull ku thuhet se kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, u ka premtuar serbëve 4 ministri.

Këtë artikull “Sputnik” e ka shkruar duke u bazuar në disa burime të tyre. Sipas mediumit rus, Haradinaj u ka premtuar serbëve Ministrinë e Mjedisit, Administrimit, Pushtetit Lokal, Bujqësisë dhe atë për Kthim dhe Komunitete.

Këtë shkrim e kanë huazuar edhe mediumet serbe, sipas të cilave Haradinaj u ka kërkuar mbështetje 10 deputetëve të pakicave jo-serbe.

Kujtojmë se koalicioni PAN ka 39 deputetë, bashkë 20 të minoriteteve arrijnë në 59. Kësisoj, Haradinajt i duhen edhe dy deputetë për ta formuar Qeverinë prej 61 deputetëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme