Në maj të këtij viti janë dhënë 241 leje për ndërtim që është për 17,5 për qind më pak në krahasim me majin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin 3.683.276.000 denarë që është për 25,9 për qind më pak krahasuar me majin e vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 133 (55,2 për qind) janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 39 (16,2 për qind) për ndërtim të ulët dhe 69 (28,6 për qind) për objekte për rikonstruim. Nga 241 objekte, 135 (56 për qind) të investuesve janë persona fizikë, ndërsa 106 (44 për qind) subjekte afariste. Në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 1.078 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 79.477 metra katrorë
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...