Lionel Messi i shmanget burgut, paguan gjobë më të madhe

15:15 | 7 Korrik 2017
Arbresh Info

Lionel Mesi nuk do të shpenzojë kohë në burg pavarësisht se është shpallur fajtor për mashtrim tatimor, pasi ka pranuar të paguaj një tarifë më të lartë të gjobës.

Messi dhe babai i tij Jorge janë shpallur fajtor gjatë muajit korrik të vitit 2016 për tri raste mashtrimi ndaj autoriteteve spanjolle me vlerë prej 4.1 milionë euro, duke fshehur kështu të ardhurat nga të drejtat e imazhit, transmeton portali arbresh.info.

Ai është dënuar me 21 muaj burg, por nën ligjin spanjoll çdo dënim nën dy vite mund të suspendohet duke paguar gjobë në vend të kësaj. Prandaj, Messi ishte duke kaluar kohë si një i liruar me kusht, por tani pjesa e mbetur e dënimit nuk do të zbatohet pasi ai ka rënë dakord të paguaj një gjobë më të lartë.

Lionel Messi i shmanget burgut pasi ka pranuar të paguaj një gjobë më të madhe
Lionel Messi i shmanget burgut pasi ka pranuar të paguaj një gjobë më të madhe

Dënimi i sulmuesit në të kaluarën është tërhequr në apelim gjatë muajit maj, por tani mundësia që ai të detyrohet të shpenzojë kohë prapa grilave është përjashtuar plotësisht.

Messi do të paguaj gjobë 250 mijë euro, ndërsa babai i tij 180 mijë euro.

Në fillim të kësaj jave, Messi nënshkroi kontratë të prej 500 milionë funta me gjigantin katalunas duke siguruar qëndrimin te Barcelona deri në vitin 2021./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme