Sipas thashethemeve të fundit, pajisja e parë nga BlackBerry që përdorë platformën Android mund të debutohet në muajin Gusht.
Pajisja, e cila aktualisht është emëruar si BlackBerry Prague, është një telefon i mençur i bazuar në BlackBerry Z3, që është lansuar në vitin 2014, shkruan arbresh.info.
Derisa detajet për BlackBerry Prague nuk janë zbuar ende, kompania është duke përgatitur edhe një pajisje tjetër, BlackBerry Venice, që mendohet se do të posedojë ekran 5.4 inç QHD, procesor gjashtë-bërthamor Snaprdagon 808, si dhe platformën Android.
Nëse keni qenë të interesuar në telefonat e mençur nga BlackBerry, por jo në softuerin që ka përdorur kompania, atëherë dy telefonat e rinj mund të ndryshojnë mendjen tuaj./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...