Arda Turan nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë

14:38 | 7 Korrik 2017
Arbresh Info

Derisa Barcelona vazhdon të jetë në merkato të transferime këtë verë, shumë njerëz besojnë që Arda Turan ka ditët e numëruara te Blaugranët, por agjenti i tij Ahmed Bulut e hedhë poshtë këtë.

Gjatë gjithë verës, reprezentuesi i futbollistit ka mbajtur besimin te 30-vjeçari se do të vazhdojë qëndrimin te skuadra në Camp Nou për sezonin 2017/18, transmeton portali arbresh.info.

“Arda Turan do të qëndrojë në Barcelonë”, tha Bulut për gazetën turke ‘NT Spor’.

“Ai ka tri vite të mbetura në kontratën e tij dhe do të jetë pjesë e stërvitjeve për ndeshjet para sezonale më 12 korrik”

“Nuk ka asgjë të re në këtë aspekt”

Klubi është duke shqyrtuar për mundësitë që të shes atë, jo për shkak të performancave të tij të dobëta, por për shkak se ata besojnë që mund të fitojnë një shumë të madhe me shitjen e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme