Google ADS

Tkurret Shteti Islamik në Mosul

13:51 | 7 Korrik 2017
Arbresh.info

Forcat qeveritare në Irak kanë depërtuar në zonën e militantëve të Shtetit Islamik në Mosul, duke ua zvogëluar territorin edhe më shumë.

Komandantët e ushtrisë kanë thënë se ekstremistët e Shtetit Islamik kanë përdorur bomba vetëvrasëse në tentimin e fundit për të ngadalësuar avancimin e forcave të mbështetura nga SHBA-ja.

“Ata kanë pritur derisa forcat ushtarake të afrohen, dhe më pas kanë hedhur vetën në erë”. Ata nuk kanë mundur të bëjnë më shumë se kaq”, i ka thënë televizionit shtetëror, gjenerali i sektorit për luftimin e terrorizmit, Sami Aridhi.

Komandantët irakinë kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik kanë përfshirë edhe gra dhe fëmijë në betëjë, duke ngadalësuar veprimet e ushtarëvë për të liruar qytetin.

“Në betejë janë duke luftuar edhe gra me fëmijët e tyre”, ka thënë Aridhi.

“Kjo po na bënë të hezitojmë në përdorimin e sulmeve ajrore”. Nëse nuk do të kishim këtë problem, ne do të përfundonim operacionin brenda disa orëve”, ka shtuar ai.

Shteti Islamik e ka mbajtur nën kontroll qytetin e Mosulit nga viti 2004, duke e deklaruar këtë hapësirë si qendrën e “kalifatit” të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme