Deri më sot është menduar se vaji i palmës është ai më i dëmshmi, pa e ditur që vaji me të cilin gatuajmë në shtëpi është edhe më i rrezikshëm për shëndetin.
Vajrat vegjetale (të perimeve) ku përfshihen: vaji i lulediellit, vaji i misrit, vaji Kanolo (nga disa lule te verdha) vaji i sojës etj janë të lidhura me kancerin, sëmundjet e zemrës dhe të shëndetit mendor.
Studiuesit u tronditën kur zbuluan se gatimi me këto vajra mund të lëshojë kimikate të rrezikshme që janë të lidhura me një sërë sëmundjesh dhe rreziku është edhe më i lartë nëse me këto vajra gatuhet më shumë se një herë.
Kimikatet në fjalë, siç raportohet nga The Telegraph, njihen si aldehide. Lirimi i aldehideve ndodh kur vajrat bimore ngorhen e grafika e mëposhtme tregon se vaji i lulediellit është më i dëmshmi në krahasim me vajin e ullirit kokosit etj.
Hulumtuesi kryesor Martin Grootveld, profesor i kimisë bioanalitike dhe patologjisë kimike, thotë se përqendrimi i aldehideve në vajin e perimeve është deri në 200 herë më shumë se kufiri i përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
I njëjti studim zbuloi se vaji i kokosit është nga më të mirët për të gatuar pasi prodhon nivelet më të ulëta të aldehideve.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...