Më parë këtë javë, autoritetet izraelite vazhduan me plane dhe lëshuan leje ndërtimi për më shumë se 1.500 njësi të kolonizimit në Jeruzalemin Lindor. Thuhet se planet e mëtejshme të vendimeve pritet të ecin përpara, duke përfshirë në lagjen palestineze Shejh Jarrah.
BE pret që autoritetet izraelite të rishikojnë këto vendime, shkruan arbresh.info.
“Politika e kolonizimit është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe vazhdimi i tij minon qëndrueshmërinë e zgjidhjes së dy shteteve dhe perspektivën për një paqe të qëndrueshm,” thuhet në deklaratën e zëdhënsve të BE.
BE pret që të dyja palët të angazhohen në një proces domethënës drejt një zgjidhje të negociuar dy shtetesh, e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat legjitime të të dyja palëve dhe është e gatshme t’i mbështesë ata në këtë përpjekje së bashku me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...