Lulzim Basha zhvilloi takime me demokratët e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë-Krujës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjësitë që mban ai për rezultatin, dhe mësimet që duhen nxjerrë.
Basha theksoi se me 25 qershor triumfoi shitblerja e votës, dhe PD ishte e vetmja forcë politike që nuk u përlye në këtë krim.
“E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në çdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike”, u shpreh Basha.
Gjithashtu Lulzim Basha tha se merr përgjegjësitë e tij në këtë process, duke u shprehur se gjithçka ka bërë nuk e ka bërë për karrigen e tij, por për demkratët.
“Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karrigen time, por gjithcka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë”, tha Basha.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...