Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se diplomimi i 61 rekrutëve të rinj të FSK-së nga komunitetet joshuimicë është një hap shumë i rëndësishëm drejt realizimit të objektivave të këtij institucioni.
Demolli tha në ceremoninë se diplomimi i këtyre rekrutëve po bëhet në një kohë shumë të rëndësishme për FSK-në, shkruan arbresh.info.
“Po bëhet edhe përmbushja e numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komunitetit pakicë që jetojnë në Kosovë. FSK-ja është bërë forcë e dashur dhe e besueshme për të gjithë qtyterarët e Kosovës, forcë multietnike, e hapur për të gjithë dhe në shërbim të të gjithve. Me këtë veprim ju keni nderuar vetëm dhe familjet tuaja”, u shpreh Demolli.
Ai tha se transformii i FSK-së në Ushtri do të bëhet në bashkërendim me qytetarët, partitë politike dhe aleatët ndërkombëtar.
Sipas tij, shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës do të bëhet për sigurinë e vendit, rajonit dhe më gjerë./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...