Pepe zbulon shënjestrat te Besiktasi

11:28 | 7 Korrik 2017
Arbresh Info

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka zbuluar se mori vendimin që t’i bashkohet Besiktasit për shkak të qëndrimit që ka bordi dhe tifozët e klubit.

34-vjeçari finalizoi transferimin te kampioni turk në fillim të kësaj jave dhe insistoi se ka si qëllim të vazhdoj të fitoj trofe, transmeton portali arbresh.info.

“Kam kaluar dhjetë vite perfekte në Real Madrid dhe isha një lojtar i favorizuar nga tifozët”, u ka thënë Pepe gazetarëve.

“Tifozët më donin shumë dhe unë kisha një raport të mrekullueshëm me qytetin gjithashtu, të dy vajzat e mia janë lindur në Madrid. Ne kemi fituar tre tituj në La Liga dhe tri kurora në Ligë të Kampionëve gjithashtu, ishte një sukses masiv”

“Kam zgjedhur transferimin te Besiktasi sepse kam marrë vëmendje nga drejtori i klubit, bordi dhe tifozët, kjo dashuri më ka tërhequr mua këtu”

“Në nivelin me klube, unë kam fituar gjithçka që mund ta fitoja dhe qëllimi im tani te Besiktasi është të vazhdoj duke fituar trofe”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme