Bellerin kërkon transferimin te Barcelona

10:33 | 7 Korrik 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, Hector Bellerin mund t’i bashkohet Barcelonës këtë verë pasi ka zbuluar qëllimet e tij te Arsenali për largim.

Gazeta ‘Diario Sport’ raporton që 22-vjeçari ka informuar “Topçinjtë” rreth dëshirë së tij për rikthim te klubi në Camp Nou, ku ai u largua për transferim në veri të Londrës gjashtë vite më parë, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, raporti shton se ekziston një ndryshim i madh në vlera ndërmjet dy klubeve për reprezentuesin e Spanjës U21. Barcelona ka në plan të ofrojë 30 milionë euro, por Arsenali kërkon 50 milionë.

Po ashtu, raportohet që trajneri Arsene Wenger ka mbajtur një takim së fundmi me mbrojtësin ku edhe u informua për kërkesën e tij.

“Blaugranët” janë në kërkim për të nënshkruar me një mbrojtës të krahut të djathtë pasi Sergi Roberto ishte si zëvendësues në këtë pozitë vitin e kaluar derisa Aleix Vidal kishte probleme me lëndime./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme