Në anën tjetër është lista “Srpska”, e cila i ka 10 vende në Parlamentin e Kosovës dhe në bazë të kushtetutës ajo duhet të jetë pjesë e qeverisë me të paktën dy deri në tre ministry, shkruan DW.
Zyrtarë të saj, akoma nuk janë deklaruar për koalicion me ndonjërën nga subjektet politike shqiptare, mirëpo, Marko Gjuriq, shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, tash e disa herë e thotë “që lista serbe duhet ta kërkojë postin e kryeparlamentarit”.
Ai thotë se “nëse në Maqedoni është një shqiptar në krye të kuvendit, pse nuk mundet që një serb të jetë në krye të kuvendit të Kosovës”, transmeton arbresh.info.
Të gjitha këto deklarime pro dhe kundër koalicioneve të mundshme për formimin e qeverisë analisti politik Imer Mushkolaj i sheh normale në këtë fazë dhe aspak të qëndrueshme si deklarime të prera.
Ai thotë se “nuk duhet zënë besë subjekteve politike, të cilat vazhdimisht betohen se nuk do të bëjnë koalicion me këtë ose më atë.”
“I nominuari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ndoshta edhe mund ta sigurojë ndonjë votë më shumë. Në Kosovë njihet fenomeni i kontrabandimit, apo “peshkimit” të deputetëve për përfitime materiale. Unë deklaratave të subjekteve politike, se nuk do t’ia bëjnë assesi votat Ramush Haradinajt që ta formojë qeverinë, nuk u besojë sepse, vetëm nëse shohim pak në të kaluarën ato kanë dëshmuar se nuk e mbajnë fjalën”, thotë Imer Mushkolaj.
Sidoqoftë, KQZ-ja paralajmëroi se deri në fund të kësaj jave do të zyrtarizojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe më pas është në duar të subjekteve politike të vendosin për koalicione për ta formuar qeverinë./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...